Të punësuarit, e sidomos prindërit e rinj duhet të kenë hapësirë dhe mundësi për balancim të jetës private dhe profesionale, të mund të jenë të sukseshëm në profesionin që kanë zgjedhur dhe të luajnë me sukses rolin në familje. Pikërisht ky është qëllimi i projektit të prezantuar sot “MAMFORCE Standard”, shkruan Almakos.
Sipas Diana Kobas Deshkoviç, iniciatore e projektit “MAMFORCE”, e gjitha kjo nuk mund të zbatohet dhe realizohet brenda natës, por duhet kohë, dëshirë dhe fleksibilitet. Projektin mund ta inkuardrojnë të gjithë pavarësisht a janë kompani të mëdha apo të vogla, private a shtetërore, ose organizata.
“ Jam e lumtur që ja dolëm që edhe në Maqedoni ta hapim një temë të till që ka rëndësi të veçantë për të rinjt. Kompanitë duhet ta kuptojnë se produktiviteti është shumë më i madh kur edhe punëtorët kanë ambient më pozitiv në punë dhe kushte më të mira. Me faktin që kompania VIP e para e pranoi këtë projekt, tregohet roli udhëheqës i saj”- tha Diana Kobas Deshkovich, iniciatore e projektit “MAMFORCE”.
Nga kompania VIP shprehen ektuziast që të parët kanë pranuar të zbatojnë projektin që synon të krijoje mundësi për realizimin me sukses të rolit në punë dhe familje.
“Jam vërtet e lumtur që kompania e parë që e ka marrë “MAMFORCE Standad” është kompania VIP. Kjo tregon se për këtë kompani kapitali më i madh dhe më i vlefshëm janë punonjësit për të cilët përshtaten politikat e brendshme që të mund të kenë një jetë më të balancuar private dhe profesionale. Procesi i vlerësimit ka bërë që të detektohen praktikat e mira të cilat i mundësojmë, e të cilat krijonë ambient pozitiv në hapërisat e kompanisë”– tha Dimitar Kovaçevski, drejtor ekzekutiv në kompaninë VIP.
Zbatimi i këtij projekti është përkrahur edhe nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, duke shtuar se kjo do ndihmojë edhe në detektimin e mangësive dhe përmirësimin e të njejtave.
“ E përkrahim iniciativën MAMFORCE, sepse në mënyrë aktive e promovon dhe inkurajon zbatimin e praktikave dhe një suksesi më të madh në organizmin e punës nëpër kompani. Duke parë gjendjen momentale të largimit të të rinjve nëpër shtete të tjera, mendojmë se është e rëndësishme që theksi të vendoset në përmirësimin e kushteve të punës që bëjnë që punëtorët të jenë më të kënaqur dhe si përfundim kemi edhe rezultat më të kënaqshëm në punë, gjë që e forcon të gjithë kompaninë”- Elena Grozdanova nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.
Nikica Kusinikova, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës “Connect”, partner në realizmin e këtij projekti, tha se i njejti do të ndikojë edhe në përshtypjen që do të krijohet ndaj kompanive, duke bërë që të njihen si punëdhënës të mirë.
“ Vendosja dhe zbatimi i politikave më kualitative menaxheriale të burimeve njerëzore të cilat i marrin parasysh nevojat familjarë dhe me theks të veçantë tek prindërit dhe nënat e reja , janë shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë. “Standard” ju mundëson kompanive që të njihen si punëdhënës të mirë që kanë punëtorë besnik dhe tërheqin talente të reja. Përve kësaj ai ndihmon në identifikimin e boshllëqëve në politikë që krijon mundësinë për të gjetur zgjidhje”– tha Nikica Kusinikova, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Connect, partner.
E gjitha kjo planifikohet të realizohet nëpërmjet zbatimit të disa pikave, si: të mundësohet orar fleksibil i punës sipas nevojave të familjes, të sigurohet ambient i përshtatshëm dhe i adaptueshëm i punës, barazia e mundësive për zhvillim dhe progres pavarësisht gjinisë, vazhdimisht të informohen punonjësit në lidhje me karakteristikat dhe përfitimet, sjellje e ndërgjegjshme e menaxhmentit, duke treguar një shembull të mirë për punonjësit dhe organizata të tjera.
Evi Shkopi
Almakos.com