Gjykata Penale në Shkup ka marrë në pyetje pronarin e “Transmet”, Sead Koçan. Ai së bashku me dy persona fizik dhe tre të tjerë juridik janë të dyshuarit në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike, për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it me vlerë 17 milionë euro.
Tre persona, udhëheqës të kompanive “Transmet”, “Silleks-jometale” dhe “Vato”, akuzohen se me dokumente të falsifikuara kanë fituar tender me të cilin në mënyrë joligjore kanë përfituar 1 miliardë e 60 milionë denarë. Gjykatësi në procedurë paraprake duhet të dëgjoj të dyshuarit dhe të vendos nëse e pranon apo e refuzon kërkesën e PSP-së për paraburgim ose do të caktoj masë tjetër për sigurimin e prezencës. /SHENJA/