Në Prokurorinë Themelore Publike gjatë ditës janë marrë në pyetje edhe 4 të dyshuar për dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë ku cak i sulmit të 16 personave ishin dy të rinj shqiptar. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndaj një personi Gjykata Themelore ka shqiptuar masën e kujdesit, konfiskim i dokumenteve dhe obligim me paraqitje, ndërsa për tre të tjerët vendimi i ngjashëm pritet të mërkurën për shkak se policia nuk ka arritur ti mbledh dokumentet e tyre. Paraprakisht të shtunën ndaj 10 personave gjykata caktoi masa kujdesi: konfiskim të dokumenteve dhe obligim me paraqitje. Për dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë dyshohen 16 persona, në mesin e tyre edhe një polic-praktikant i cili për momentin është suspenduar nga puna. /Alsat.mk
Data 26.05.2025
Aktuale
- Kalifornia Nën Shënjestër: Prokurori i Shtetit në Mbrojtje të Apple ndaj Kërcënimeve të Trump
- Visar Ganiu takim të hapur më Forumin Rinor
- “E shesim punën!”- Rrëfehet boss-i shqiptar i drogës: Kemi kokainën më të pastër! Ja pse policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë
- Ali Ahmeti: Vepra dhe heroizmi i dëshmorëve të UÇK-së mbetet shembull i pavdekshëm për brezat që vijnë
- Nikolloski: Linja e re nga Ohri për në Bazel fillon më 27 tetor
- Konflikti i papritur në Mitrovicën e Veriut: Protesta dhe reagime të forta pas incidentit me maturantët serbë
- Pas fëmijëve të kopshtit, zbulohet një tjetër rast i helmimit nga ushqimi me salmonelë në Gramsh
- (VIDEO) Arsovska paralajmëron publikimin e 152 dosjeve të objekteve ilegale