Nuk priti as edhe një ditë të vetme, kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, vetëm dy orë pas zgjedhjes së Donald Trampit si president i ri i Shteteve të Bashkuara, nxitoi ta urojë atë me fjalët Zoti e bekoftë Amerikën. “Ju urojmë një mandat dhe udhëheqje të suksesshme, që do të sjellë përparim dhe unitet për të gjithë popullin amerikan. Shpresojmë që gjatë kësaj periudhe, mbështetja e SHBA-së për Ballkanin të vazhdojë, të jetë e fortë dhe e pranishme, duke forcuar bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon. Udhëheqësit e mëdhenj ndërtojnë ura bashkëpunimi, dhe shpresojmë që partneriteti midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve tona të vazhdojë të jetë një shembull suksesi në të ardhmen. Zoti e bekoftë Amerikën dhe të gjithë popujt që besojnë në paqe dhe përparim”. Urimi i Merkos, që u postua në profilin e tij në FB dhe në faqen zyrtare të Komunës së Strugës, vjen në një kohë kur Merko është në Listën e Zezë të SHBA-së për gati dy vjet. Kjo ishte arsyeja që autoritetet gjyqësore në vend të ngrenë disa akuza kundër Merkos për shpërdorim detyre dhe autorizim. /Alsat.mk
Data 06.04.2026
Aktuale
- Nxënësit e “Cvetan Dimov” përfaqësojnë me sukses Shkupin në garën ndërkombëtare të robotikës në Turqi
- Ministria e Drejtësisë: S’ka provim të jurisprudencës në shqip, në protestë nuk pati simbole shtetërore
- EKSKLUZIVE| Filipçe: Ligjet ekzistojnë, provimi në shqip duhet të zbatohet!
- Rritet dhuna në familje: 14 raste të raportuara në 24 orët e fundit
- “Ma i madhi n’ven”, bashkëshortja uron Daut Haradinaj për ditëlindje
- Musa: Në vend të rezolutës krijuam grup punues për zgjidhjen e problemit me jurisprudencën
- U.D. ambasadorja e SHBA-së në Tetovë: Varnes vlerëson pastërtinë, Kasami thekson rolin e Saubermacher-it
- Kallëzim penal për ish-kryetarin dhe një zyrtar të komunës së Kërçovës


