Takimi i djeshëm i ministrit Ramiz Merko me me z.Ray Power kishte për qëllim ngritjen e biznes klimës në vend.
“Sot realizova takim me kryetarin e dhomës së “Grupit të Biznesit Britanik në Maqedoni” z.Ray Power i cili njëkohësisht ështe edhe drejtor gjeneral (CEO) i kompanisë Power Resources Group (PRG) Plc, i shoqëruar nga z.Marin Gavrilovski, anëtar i Komitetit drejtuesi së këtij grupi. Kompania Power Resources Group (PRG) Plc është kompani industriale dhe komerciale, që vepron në fushën gjeologjike, bën analizën e lëndës së parë, përpunimin e metaleve dhe lëgurave të posaçme dhe bën shitjen e këtyre materialeve në industrin e rëndë”, njoftojnë nga kabineti i Ramiz Merko, ministër për investime të huaja, transmeton FLAKA.
“Në fokus të bisedës tonë të ishte njohja nga afër me kapacitetet prodhuese dhe të shërbimeve të këtij subjekti si mundësitë e zhvillimit të tyre të mëtutjeshëm në Maqedoni, që njëherit mundëson edhe hapjen e vendeve të reja të punës si dhe sfidat dhe interesin me të cilat ata përballen, me theks të veçantë në zbatimin e planeve të tyre në të ardhmen për te ne!
Gjatë takimit, treguam gadishmëri të plotë për bashkëpunim me dikasterin që unë drejtoj dhe me institucioninet relevante, që hartojmë planprograme të njejta në këtë drejtim, për ngritjen e biznes klimës në vend.
Ndërtjerash dhoma ekonomike “Grupi i Biznesit Britanik në Maqedoni” përgatit projekte në përmirësimin e biznes klimës në vend, kompanive jep ndihmë profesionale për zhvillimin dhe ngritjen e punës në sektorin e tyre, njëkohësisht iu ofronë ndihmë për ballafaqimin me konkurencën jo reale në sektorin e tyre. Gjithashtu ndihmon në hartimin dhe implementimin e projekteve zhvillimore të bizneseve në fjalë”, qëndron në njoftim

