Kandidati për kryetar komune në Strugë, Ramiz Merko ka goditur kundërkandidatët tjerë duke bërë një apel interesant për struganët. Ai thotë se duhet ti nxjerim veglat e punës për të kthyer imazhin e munguar Strugës, përcjell TetovaSot.
“Banorë të Strugës dhe jo vetëm, të duash vendin tënd do të thotë të mos ketë momente pushimi, por vetëm pune të devotshme.
Nuk ka gëzim më të madh se sa të dal para jush me premtimin që t’i rikthejmë Komunës së Strugës qetësinë, rëhatinë dhe sigurinë e munguar. T’i kthejmë ato orë të gjata kur ulenim së bashku dhe ndërtonim planimetritë e zgjidhjes së përgjithshme, por më shumë hallet dhe problemet e secilit.
Faleminderoj BDI-në dhe anëtarët e saj dega Strugë që më rikandidon për kryesimin e Strugës, por kam një mesazh të dashur miq, unë këtë detyrë nuk e pranoj nëse nuk dakordohemi që ta qeverisim bashkë Strugën.
Ju ftoj që kandidaturën time ta pranojmë njëzëri, sepse unë e shoh si kandidaturën tonë. Së bashku, le të marrim frenat e duhur dhe të nxjerrim veglat e punës për të kthyer imazhin e munguar Strugës, pararoja e Rajonit për mikpritjen dhe turizmin. Kemi nevojë më shumë se kurrë për njëri tjetrin, si thoni?” ka shkruar Ramiz Merko
Ndryshe në Strugë pritet të ndodh një betejë e ashpër mes Ramiz Merkos dhe Ziadin Selës.