INTËRVISTË ME KANDIDATIN E BDI PËR KRYETAR TË STRUGËS
Pse Ramiz Merko nuk mbaron karrierën e tij politike si ministër në qeverinë e kryeministrit Zaev, por kërkon një mandat të tretë në krye të qytetit të Strugës? Si Merko mendon t’i zgjidhë problemet madhore të qytetit, siç janë deponia, ujësjellësi dhe infrastruktura urbane? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’i zbuloni në intervistën e Almakos me Merkon.”Kërkoj një mandat të tretë për ta pajtuar dhe për ta zhvilluar ekonominë lokale të Strugës”, thotë Merko.
Rivalin e tij Zijadin Sela e quan administrator të qytetit sepse pjesën më të madhe të kohës nuk e ka kaluar në Strugë, por atë e ka përdorur si burim finansimi për partinë e tij.
Zbuloni se pse para katër vitesh dështoi investimi prej 20 milion euro për zgjidhjen përfundimtare të furnizimit me ujë të pishëm për Strugën, ku 70 për qind e tubacionit të ujit është prej abestit kancerogjen?
Ai paralajmëron zgjidhjen e shpejtë të problemit të deponive të egra në nivel shteti me miratatimin e një ligji të veçantë në Parlament, i cili parasheh ndërtimin e gjashtë deponive rajonale.
Në këtë intervistë Merko flet edhe për projektet për zhvillimin e turizmit në Strugë duke u dhënë të rinjëve parcela përgjatë bregut të liqenit, nga Sateska deri në Radozhdë, ku do të ndërtonin objekte të ndryshme turistike.
Poashtu, ai premton zhvillim të hovshëm ekonomik të Strugës. Sipas tij, në zonën turistike ekonomike pritet të ndërtohet një hotel dhe 200 shtëpiza turistike, ndërsa në zonën tjetër ekonomike, do të hapen pesë fabrika, nga dy kompani amerikane dhe dy turke dhe një kompani vendase, ku në katër vitet e ardhshme do të mund të punësohen 3 mijë persona.
Në këtë intervistë, Merko u përgjigjet edhe akuzave të deputetit të VMRO-DPMNE Antonio Milloshovskit se ka përvetësuar 6 milionë euro të komunës.