Deri sa BDI ka mbetur pa fjalë dhe gati është dorëzuar pas formimit të koalicionit “Aleanca me Besë”, është tejet qesharake sjellja e disa analistave dhe banalistave që përkrahin BDI-në. Ata ende “shkëpurdhin” duke menduar se janë shumë të men;ur dhe mund të manipulojnë me opinionin shqiptarët, me ;ka fundosin edhe më tepër partinë që e preferojnë.
Më qesharak janë kur dalin me qëndrime kritike ndaj koalicionit “Aleanca me Besë” me ;ka kundërshtojnë edhe qëndrimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili me gojën e vetë kërkonte që “partitë e vogla” të bashkohen dhe të mos për;rahte vota shqiptare. në këtë mënyrë, këta analista dhe banalista bëhen “mish për top” dhe objekt tallje në rubrikën “Autogoli”.
“Le të bëhen të gjithë bashkë kundër BDI-së, por mos ta copëtojnë votën shqiptare sepse ashtu ajo bëhet e parëndësishme, forca zvogëlohet. Ne duhet të jemi të rëndësishëm, i rëndësishëm bëhesh me njerëz po dhe numrat janë shumë të rëndësishëm për demokracinë, konsensualitetin”, pat thënë numri një i BDI-së Ali Ahmeti, raporton Aktuale.mk.
Rubrika “Autogoli” merr vesh se për shkak të këtij qëndrimi Ahmeti është qortuar nga Ramiz Merko dhe Teuta Arifi me fjalët “pse o viran i thoshe opozitës me u bë bashkë dhe na more në qafë”.
(Autogoli është rubrikë për humor dhe satirë politike)