Përfaqësuesit e OKH Merhamet gjatë këtyre ditëve kanë qenë pjesëmarrës në Forumin Ballkanik për Zhvillimin e Kapaciteteve dhe Qëndrueshmërinë e Organizatave Humanitare që është mbajtur në Stamboll.
Komunikata e plotë e OKH Merhamet:
Më 25 dhe 26 Tetor 2025 në Stamboll, u mbajt Forumi i Ballkanit, organizuar nga organizatat ndërkombëtare: Toplum Vakfı, Qatar Charity, Usva Vakfı, IDSB, Yedi Cihan dhe Wamy.
Organizatën Kulturore Humanitare Merhamet në këtë forum e përfaqësuan z. Bekim Sulejmani dhe z. Xhihad Husejini.
Ky forum kishte për qëllim të ofrojë një platformë bashkëpunimi dhe reflektimi për organizatat humanitare të rajonit të Ballkanit, duke synuar rritjen e kapaciteteve të tyre, fuqizimin e qëndrueshmërisë institucionale, dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike me organizata nga vende të ndryshme të botës. Gjatë forumit u diskutua për sfidat aktuale të sektorit humanitar, mundësitë për rritje të ndikimit në komunitet, si dhe rëndësia e koordinimit dhe profesionalizmit në realizimin e misionit human.
Pjesëmarrja në këtë forum përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të organizatave tona në shoqëri dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.


