Ministri i Kulturës, aktualisht kandidat për deputet nga zona 6 zgjedhore, Hysni Ismaili, mbrëmë pas tubimit qendror të koalicionit
“TASH është koha”, ka realizuar takim me mërgimtarin e mirënjohur nga Kërçova, Sadulla Tika, i cili para do kohe ka lënë Zvicrën duke u kthyer në vendlindjen e tij, fshati Cërvicë të komunës së Kërçovës. Sadulla
Tika, u kthye në vendlindje për të kontribuar në ndryshimin e shumëpritur të 15 korrikut në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e
Veriut.
“ Mbrëmë, kisha rastin që të takohem me mërgimtarin e mirënjohur shqiptar nga Zvicra, Sadulla Tika. z. Sadulla është nga fshati Cërvicë e Komunës së Kërçovës. U kthye nga Zvicra, vetëm të kontribuon për ndryshimin e shumëpritur të 15 korrikut”, ka shkruar Hysni Ismaili.