Një 26 vjeçar nga Kosova u arrestua nga policia zvicerane të marten mbrëma.
Dyshohet se ai e kishte kërcënuar me vdekje përmes mesazheve ish të dashurën e tij.
Siç njoftojnë autoritetet, ngjarja ka ndodhur në Frauenfeld.
Sipas Policisë së kantonit të Thurgaut, kërcënimet u bënë përmes mesazheve të shkurtra telefonike, pa u bërë i ditur shkaku për këtë veprim.


