MEPSO shpalli tender për ndërtimin e katër largpërçuesve të rinj 110 kilovatësh, proces në të cilin duhet të fitohen mbi 100 kilometra rrejt i ri përçues. Vlera e parashikuar për katër largpërçuesit e rinj është rreth 14 milionë euro. Tenderi është i hapur deri në fund të prillit të këtij viti. Bëhet fjalë për largpërçues të cilët do të ndërtohen në trasetë ekzistuese të cilat i lidhin stacionet transformuese: Bitola 1 – Prilep, Skopje 4 – Veles, Shtip – Ovçe Pole dhe Veles – Ovçe Pole. E përbashkët për këta largpërçues të cilët do të zëvendësohen me të rinj është ajo se janë më të vjetër se 50 vjet dhe janë të vendosur në shtylla të përforcuara nga betoni. Largpërçuesit do të vendosen në shtylla çeliku grilë me përçues të rinj, pajisje lidhëse dhe do të jenë me fuqi më të madhe transmetuese, ndërsa pajisja e re do të minimizojë rreziqet e ndërprerjeve. Është planifikuar ndërtimi i këtyre linjave transmetuese të përfundojë në fund të vitit 2010.
“Kemi filluar një cikël investimi të vlefshëm mbi 50 milionë euro për rivitalizimi dhe zhvillim të rrjetit të transmisionit me të cilin do të sjellim impuls të fortë dhe për ekonominë në Maqedoni sepse direkt apo indirekt do të angazhohen firma vendase dhe profil profesional”, tha Sasho Vasilevski, drejtor i përgjithshme i MEPSO-s.
Ky cikël i madh i investimit filloi para gjashtë muajve me rivitalizimin e stacionit të transformatorit “Dubrovo” pas çka vijonte dhe përzgjedhja e kontraktorit për rrjetin e ri transmetues 110 kilovatë, i cili i lidhë stacionin e transformatorit “Shtip” dhe “Probishti”.
Përveç tenderit për katër rrjete të reja përçuese, në kuadër të këtij cikli të investimit në fillim të këtij muaji MEPSO shpalli dhe dy tenderë ndërkombëtarë. Njëri është për rivitalizimin e katër nënstacioneve: “Bitola 2”, “Vallandovo”, “Oslomej” dhe “Skopje 4” me vlerë të parashikuar nga rreth tetë milionë euro. Tjetri është për zgjedhje të kontraktorit për furnizim dhe instalimi i sistemeve të reja mbrojtëse rele të hidrocentraleve “Globoçica”, “Shpije”, “Vrutok” dhe “Tikvesh”.