Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, sot në Prishtinë ka realizuar një takim me homologun e tij nga KOSTT, u.d. Kryeshefin Ekzekutiv, z. Shaban Neziri.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të, z.Latifi.
Së bashku me bashkëpunëtorët, në Prishtinë realizova një takim tejet të rëndësishëm me homologun tim nga KOSTT, u.d. Kryeshefin Ekzekutiv, z. Shaban Neziri.
Në qendër të vëmendjes ishte projekti strategjik për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV⚡Tetovë – Prizren, i cili synon të krijojë një lidhje të fuqishme ndërmjet dy sistemeve energjetike të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Kjo linjë është pjesë e planeve afatgjata për zhvillimin e rrjetit, të harmonizuara me udhëzimet e ENTSO-E.
Përfitimet nga ky projekt do të jenë të shumëfishta, përfshirë:
• Rritjen e kapaciteteve të ndërlidhjes ndërmjet dy vendeve;
• Përmirësimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji;
• Krijimin e mundësive për tregti më efikase të energjisë në rajon;
• Mbështetjen e integrimit të burimeve të ripërtëritshme, në kuadër të tranzicionit të gjelbër dhe objektivave afatgjata për energjinë e qëndrueshme.
Bashkërusht u dakorduam që në periudhën në vijim të rrisim bashkëpunimin teknik dhe institucional, për të mundësuar realizimin e suksesshëm të këtij projekti strategjik për të dy vendet tona dhe për stabilitetin energjetik të rajonit.
#MEPSO #KOSTT #sigurienergjetike #BashkëpunimRegjional #TetovoPrizren400kV