Menduh Thaçi sot para dite ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të ish Kryetarit të ndjerë Arbën Xhaferi, me rastin e ditëlindjes së tij më 24 Janar 1948, duke përkujtuar kështu veprën e Arbën Xhaferi në 69 vjetorin e lindjes së tij.
Arbën Xhaferi mbase ishte nga politikanët e rrallë që ia doli nga e përkohshmja, politika, të bëjë shumëçka që atë do e bëjë të përjetshëm në botën shqiptare.
E ajo që atë do e bëjë të pavdekshëm, mbase nuk janë vendimmarrjet politike, të cilat gjithsesi nuk mungojnë, por mendësia e tij, e një filozofi që gjithmonë shihte më qartë e më larg se thuajse të gjithë politikanët e tjerë shqiptarë.