Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, tha se arsyeja kryesore se përse ata bashkohen është për shkak frikës së partitë tjera konkurrente do të bien nën ndikimin, siç tha ai, të armiqësive tonë, dhe do të mundohen që këtë betejë elektorale ta paraqesin si betejë mes nesh edhe atyre.
“Nuk është ashtu. Jo vetëm sondazhet por edhe fëmijët e vegjël e dinë se ata do të humbin bindshëm në këto zgjedhje vetëm prej BDI-së. Atëherë pse arsyeja kaq e fuqishme për tu bashkuar gjithë ne, mendoj unë mos quhem subjektiv, po liderët e një populli, sidomos ata që kanë përvojë duhet ta shohin rrezikun larg dhe ta paralajmërojnë popullin e tyre për tu bërë gati të ballafaqohen atë rrezik”, tha Thaçi, raporton SHENJA.
Ai tha se agresioni rus nëpërmjet dorës së zgjatur tash më në Serbi i instaluar të instalohet edhe në Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnjë, ndërsa ky bashkim është për ta parandaluar këtë rrezik.
“Ky bashkim kërkon prej popullit tonë që të votohet me një numër prej 30 deputetëve që të pamundësojmë politikën ruse të institucionalizohet në Maqedoninë e Veriut”, tha Thaçi. /SHENJA/
Data 02.09.2026
Aktuale
- Mbahuni djema, Santiana ‘djeg’ rrjetin me postimet e fundit
- Bie nga shtylla gjatë instalimit të internetit, plagoset punonjësi i kompanisë së telekomunikacionit
- Zyrtarisht shënohet fillimi i qarkullimit të “Trenit urban” drejt Zelenikovës
- VIDEO/ I mituri i trembur dhe duke qarë, qytetarja shpërthen ndaj policisë: Duhet të na mbronit! Çfarë ndodhi dje në protestë
- Heidi Baci ‘trazon’ rrjetin, shfaqet ‘hot’ nga pushimet në Ibiza
- BIRN: Erion Veliaj e fut bashkinë e kryeqytetit në ngërç për betejën e tij ligjore
- Australia paralajmëron udhëtarët për Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni
- BE-ja nuk ndryshon rregullat për transportuesit nga Ballkani



