Përvojat e Sllovenisë në shfrytëzimin e mjeteve nga fondet evropiane të kohezionit dhe mbështetja që i nevojitet Republikës së Maqedonisë për përforcimin e kapaciteteve administrative për menaxhim me programet IPA për bashkëpunim territorial, ishin tema të bisedës të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu në Lubjanë me ministren sllovene, kompetente për zhvillim dhe politikë evropiane të kohezionit, Alenka Smerkolj. /TetovaSot/
Siç kumtoi Minsitria e Vetëqeverisjes Lokale, Fazliu e theksoi mbështetjen që ia jep Sllovenia Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues dhe e ceki nevojën për këmbim të përvojave për zbatim mët ë suksesshëm të programeve IPA për bashkëpunim territorial që i koordinon kjo Ministri.
“Republika e Maqedonisë merr pjesë në pesë programe aktive për bashkëpunim bilateral tejkufitar dhe një program për bashkëpunim transnacionaë, Ballkan Mediteran dhe sfidë e madhe është t’ua ofrojmë mundësitë të cilat i jep secili program në veçanti për shfrytëzuesit përfundimtarë”, tha Fazliu.
Në takim mori pjesë edhe minsitri i Vetëqeverisjes Lokale i Kosovës, Ivan Todosijeviq. Dy minsitritë, nga Maqedonia dhe nga Kosova, kompetente për implementimin e programeve IPA për bashkëpunim tejkufitar, zbatojnë projekt të përbashkët për përforcimin e kapaciteteve administrative për menaxhim me instrumentin IPA për bashkëpunim territorial.