Jurisprudenca në shtet duhet të jetë shtylla apo garantuesi i funksionimit të sistemit. Konsideroj se po bëjmë pak përpjekje në mënyrë që thelbësisht t’i përmirësojmë sistemet e tilla. Nuk mund të përmirësohet një sistem i caktuar vetëm nëse e shikon në mënyrë parciale, pa dallim se cili është ai sistem. Nuk mund ta përmirësosh sistemin e jurisprudencës vetëm me ndryshim të ligjit. Është fajt se prej këtu fillojnë ndryshimet, por që të kesh ndryshime serioze duhen analiza serioze për gjendjet që për fat të keq tek ne gjatë sendërtimit të cilit do sistem bëhen shumë pak, deklaroi sot Avokati i popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ixhet Memeti.
Ai thotë se trendi dhe angazhimet e autoriteteve për përmirësim të sistemeve duhet të jenë të vazhdueshme.
“Pjesa e dytë që është shumë më e rëndësishme, sa ne pas asaj krijojmë kushte që ai sistem apo ajo që e projektojmë në ligj, ta zbatojmë? Kursesi! ne vetëm sjellim ligj, ndërkaq nga ana tjetër nuk ndajmë mjete për të krijuar kushte që ai ligj të zbatohet, nga secili aspekt, nga kushte të gjykatësve, nga cilësia e gjykatësve etj. Të gjitha reformat apo sendërtimet e sistemeve sikur i bëjmë vetëm formalisht. Ka një dallim i madh mes asaj çka do të thotë nevojë reale nga riformimi dhe dëshirat që i kemi ne. Nuk mundet secili standard që e sheh ta pranosh, ndërkaq i njejti pastaj të të krijojë probleme dhe të mos mund të zbatohet”, shtoi Memeti.
Shtoi se nuk janë problem vetëm kapacitetet e kuadrove në pushtetin gjyqësor, por, problem është, siç tha, fundamenti, rrjeti, mënyra dhe kushtet.
“Ka ligj për financim të pushtetit gjyqësor sipas të cilit duhet të ndahen 0,8 për qind nag BPV-ja, ndërkaq ja sa u ndanë atje, nuk respektohet ai ligj, nuk ndahen as 0,3 për qind për atë. Dëshirojmë standarde të mira, por nuk jemi në atë nivel. Prandaj duhet rregulla më të afërta drejt gjendjeve reale, më mirë mund të zbatohen dhe të funksionojnë”, tha Memeti. .


