Kryeministrja britanike Tereza Mej dhe ministri i Punëve të Jashtme Boris Xhonson, kanë shprehur mbështetje të aspiratave për antarsimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, gjatë takimit të ndarë me kryeministrin Zoran Zaev dhe zv/ kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani.
“Në takimet e veçanta u shpreh interes i veçantë për zbatimin e reformave në Maqedoni, si dhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për projektet në bashkëpunimin rajonal që u theksuan gjatë Samitit Investues për Ballkanin Perëndimor në organizim të Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim që u mbajt dje në Londër”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
Në njoftim, gjithashtu thuhet se kryeministri Zaev ka informuar dhe për aktivitetet e Qeverisë lidhur me proceset euroatlantike dhe integruese, veçanërisht duke theksuar pritjet e Maqedonisë për marrjen e rekomandimit për fillimin e negociatave me BE-në, si dhe për pritjet për tu bërë anëtar i 30-të i NATO-s këtë vitë.
Takimi është realizuar gjatë kohës së pranimit në nderë të shefave të qeverive të vendeve nga Ballkani Perëndimor në Londër.
Arbnora Memeti
Almakos