Ju jeni pjesa që Evropa nuk mund ta heqë dorë, ne jemi vërtet seriozë kur themi se nuk jemi të plotë pa ju, tha sot shefja e diplomacisë austriake, Beate Meinl-Reisinger, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski.
Ministrja austriake theksoi se Bashkimi Evropian duhet ta mbështesë përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe jo të vendosë pengesa të reja.
Sipas saj, Maqedonia e Veriut ka bërë shumë deri më tani në rrugën e saj drejt BE-së, por ende duhet të bëjë disa hapa të tjerë.
“Ky vend ka bërë shumë, sigurisht që keni pasur momente frustruese gjatë rrugës, procesi është vërtet shumë i gjatë dhe ne vërejmë nga ana e BE-së se kemi një detyrim t’i bëjmë qytetarët e këtij vendi të ndiejnë se jemi seriozë në këtë rrugë dhe për këtë arsye ne mbështesim integrimin gradual në BE dhe duam që ju të ndjeni se ne ju mbështesim.
Sigurisht, Maqedonia e Veriut duhet të bëjë edhe disa hapa, e di që keni bërë shumë deri tani, por nevojiten edhe disa gjëra të tjera. BE-ja duhet të ketë gjithashtu interes në mbështetjen e këtij procesi, duke e përshpejtuar atë, duke qenë e ndershme dhe duke mos vendosur pengesa të tjera. “Kjo është një rrugë e gjatë, por është një qëllim i sinqertë për një të ardhme të përbashkët evropiane dhe ne do të bëjmë gjithçka që të mos vendosim pengesa të reja në rrugën tuaj”, tha Ministrja e Jashtme e Austrisë.