Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka zhvilluar një drekë pune me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha.
Sipas Meidanit, takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, ku u diskutua për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Në vijim deklarata e plotë e Meidanit:
Drekë e këndshme me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mikun tim të mirë, Muhamet Hoxha. 🇦🇱🇲🇰☀️
Në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, diskutuam mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe bashkëpunimit për avancimin e standardeve në përputhje me praktikat më të mira europiane. 🌱
Bashkëpunimi dhe dialogu mbeten thelbësorë për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për qytetarët tanë. 🤝🌍


