Gjatë ditës së sotme ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka takuar Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin.
“Kafe miqësore në Kuvend me mikun e vyer Kryetarin Afrim Gashi.
Diskutuam zhvillimet e fundit dhe më përcolli me përzemërsi urimet për Kryeministrin Rama pas fitores.
Zë i matur, figurë e respektuar dhe gjithmonë i hapur për dialog. 🇦🇱🤝🇲🇰” – ka thënë Meidani pas takimit.