“Ish Kryeministri i Maqedonisë dhe kryetar i tanishëm i DPMNE’së – që kurrë nuk ka dhënë ndonjë intervistë për mediat e këtushme në gjuhën shqipe – paska dhënë intervistë për një portal kosovar, ku rrëfen për vetveten dhe për ‘dashurinë’ e tij ndaj shqiptarëve?! Dhe ai që dinë të lexojë përtej pyetjeve të shtruara vetvetes dhe përgjigjeve të dhënë për ta shpërlarë vetveten, e ka të qartë se një nga problemet e sotme të shqiptarisë, nuk janë antishqiptarët si personi në fjalë, por ‘hamamet’ shqiptare mediatike ku ata e shpërlajnë vetveten, edhe atë të fërkuar e të lëmuar nga dora shqiptare! Si do që të jetë, kjo intervistë është nga ato që kanë qëllim të dyfishtë dhe andaj, mbase janë edhe nga më të shtrenjtat: ta shpallin të pafajshëm djallin që rrëfehet e shkruan si dhe, t’i përbuzë e t’i tregojë kokëtulë atë që lexojnë drejtë e që vuajnë!”
Data 22.03.2026
Aktuale
- Korrupsioni si dështim i etikës mjekësore
- Plumba dhe kokainë, shqiptari arrestohet duke bërë ‘biznes’ në mes të qytetit italian! U survejua me kamera, i sekuestrohen edhe…
- Mexhiti: VLEN është bashkimi që nuk ndalet, shqiptarët drejt unitetit
- Gjetet trupi i pajetë i një gruaje pranë lumit në Zërnoc, nis hetimi
- Qeveria nesër në orën 12 me masa të jashtëzakonshme për derivatet
- Konflikti në Lindjen e Mesme, ekspertët kërkojnë që Qeveria menjëherë të marrë masa
- Makina përplas motorin në unazën e Pogradecit, plagoset çifti i bashkëshortëve! Ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore
- Nikoloski sqaron prapaskenat e marrëveshjes me Bechtel & Enka

