Para dy ditëve, mediumet maqedonase kanë shkruar lidhur me një rast të tentimit për përdhunim në komunën Probishtip, kur kryetari i kësaj komune, ka tentuar të abuzojë seksualisht me një të punësuar në komunë.
Kurse sot, Meri Nikollova Buxhaku, aktiviste maqedonase e martuar me një politikan shqiptar, ka dalë me qëndrim se femra të cilën ka tentuar ta përdhunojë kryetari i komunës në fakt është dashnorja e kryeministrit maqedonas, Emil Dimitriev, i cili poashtu është nga Probishtipi. Poashtu edhe Meri Nikollova Buxhaku është me prejardhje nga Probishtipi, transmeton Gazeta Lajm.
“Dashnorja e kryeministrit Emil Dimitriev është pikërisht e punësuara që punon në komunë te kryetari i komunës Toni Tonevski Tozo, të cilin e akuzojnë për dhunimin e saj. Emili e ka punësuar sivjet në kabinet me qëllim që para zgjedhjeve lokale ta ‘nxijnë’ të parin e komunës duke i përgatitur skenar që vetë të tërhiqet nga kandidimi për mandat të tretë. Emili është person i ardhur nga fshati Pleshenci. Diku në vitin 1991 daja i tij bëhet komunist i shtirë, kurse gjurmëve të dajës së tij ka shkuar edhe Emilço. Interesat e tyre të paplotësuara gjatë viteve në LSDM ngjiten në VMRO-DPMNE ku bëhen anëtarë të devotshëm të Grujos (Gruevskit). Emili ishte person i panjohur ër ne kur u paraqit në Probishtip. Ai është personi më i papëlqyer në qytetin tonë. Qind për qind besoj se rasti i montuar me dashnoren e tij i ra në ujë. Nuk po e mbroj Tozon për shkak se e kam mik fëmijërie bashkë me bashkëshorten e tij, por jam person që çdo herë dëshiroj të të mbaj anën e drejtësisë pa marrë parasysh se cilës parti i takojnë qytetarët. Prandaj Emilço lufto si burrë dhe mbroj gjunjët e tu”, ka shkruar mes tjerash Meri Nikollova Buxhaku, në akuzën e saj në adresë të kryeministrit Emil Dimitriev.