Gezetari Mefail Ismaili ka ngritur një dilemë publike në lidhje me mbështetjet e personalizuara që liderët shqiptarë nga Tirana dhe Prishtina po i japin politikanëve të veçantë në Maqedoninë e Veriut, duke e shtuar pasigurinë për interesin kolektiv të shqiptarëve në vend.
Ismaili thekson se kryeministri i Shqipërisë, Rama shfaqet hapur në përkrahje të Bujar Osmanit, ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pozicionuar pranë Izet Mexhitit.
Prandaj dilema e ngritur nga gazetari është e qartë dhe shqetësuese:”Po me shqiptarët a është dikush⁉️”
Kjo pyetje vë në pikëpyetje nëse përkrahjet e liderëve shqiptarë janë të bazuara në interesin e përgjithshëm të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, apo janë të përqendruara në individë e grupe të caktuara politike.