Mefail Ismaili
Kur çezma e Amerikës rrjedh, atëher e kemi mike, e kur çezma ndalet, presidenti i saj flet “budallallëqe, është reketues, i paedukuar mjaftueshëm”, etj etj etj…
Të flasësh në këtë mënyrë, për presidentin e SHBA-së, person i cili është zgjedhur nga rreth 80 milion vota të popullit amerikan, demokracisë më të madhe në Botë, duhet vërtet të kesh një hallë të madh nën vete!
Pse nuk kemi folur kështu për presidentin, kur SHBA gjuante qindra miliona euro për zhvillimin e demokracisë tek te institucionet dhe OJQ-të tona, POR EFEKTET ISHIN ZERO!
Pse nuk folej kështu për presidentët e shtetit tonë mik, kur dhjetëra miliona euro SHBA jepte për drejtësinë dhe OJQ-të që duhej ta vëzhgojnë e kritikojnë atë, por besimi në drejtësi vazhdon të jetë 2%, pra REZULTATET E PARAVE TË DHËNA, JANË ZERO?!
Pse nuk u tha asgjë e keqe deri më tani për asnjë president të SHBA-së, e cila fuqishëm na mbështet, na ka mbrojtur nga çdo kërcënim global dhe ka investuar për gjithçka që ne të bëhemi njerëz, ndërsa ne për fat të keq, e keqpërdorëm mbështetjen e saj. E në vend që të shndërrohemi shoqëri demokratike, europiane dhe me vlera, ne vetëm i zhvilluam anti vlerat, rritëm krimin dhe korrupsionin dhe madje, tradhëtuam gjithçka tonën!
Ka edhe shumë çka të thuhet për stënse çka ka bërë SHBA për ne, e ne prap e kemi tradhëtuar!
Epo, s’na ka faj presidenti i SHBA-së, kur çezmën e saj e kemi keqpërdorur për interesa personale dhe jo shoqërore e kombëtare!
Kungulli, nuk rri gjithmon mbi ujë!/Almakos