Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitri Medvedev, deklaroi se Evropa nuk do të mund të fillojë një luftë kundër Moskës, por se gjithmonë ekziston mundësia për një incident fatal.
Ai i quajti liderët evropianë “degjenerikë të parëndësishëm, të paaftë për të marrë barrën e përgjegjësisë për çfarëdo çështjeje serioze”.
“S’kanë mendim strategjik, e lëre më pasionin e nevojshëm për vendime të suksesshme ushtarake. Mundësia për një fatkeqësi fatale ekziston gjithmonë. Dhe hiperaktiviteti i idiotëve kretenë nuk ka zhdukur”, shtoi Medvedev.
Sipas tij, një konflikt i tillë bart rrezik real për përshkallëzim në luftë me përdorim të armëve për shkatërrim në masë.
“Rusisë, në parim, nuk i duhet luftë me askënd, përfshirë edhe me Evropën e vjetër e të ftohtë. Ajo s’ka çfarë të fitojë atje. Ekonomia evropiane është e dobët dhe e varur nga SHBA, ndërsa kultura e saj po përkeqësohet në mënyrë të turpshme”, tha ai, transmeton RT.
Sipas Medvedev, Evropa po e humb identitetin e saj, duke u shkrirë në migrantë agresivë.