Dokaz.mk ka publikuar letrën e një lexuesi të saj i cili pushon në hotel Radika në Mavrovë. Ai ka shkruar se në këtë hotel gjenden edhe kryetari I VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe funksionari i lartë i BDI-së, Musa Xhaferi.
“Tungjatjeta Marjan, Nikolla Gruevski gjendet në hotel Radika Leunovë, aty gjendet edhe Musa Xhaferi…aty do të jenë deri më datën 6 dhe tani isha në hotel, ishte përplot me sigurim…të lutem të mbetem anonim nëse publikon diçka”, i ka shkruar lexuesi pronarit të portalit dokaz.mk, transmeton Gazeta Lajm. Ai ka thënë se nuk mund të bëjë fotografi për shkak se hoteli është përplot me sigurimsa dhe se mjekët vazhdimisht kanë bërë analiza të ushqimit, pijeve, pishinës.
Ndryshe në intervistën e tij për revistën “Republika”, Gruevski ka pranuar se bashkë me familjen gjendet në Mavrovë, pa precizuar se në cilin hotel. Xhaferi ende nuk është prononcuar lidhur me këto informacione.