Mediume të afërta me VMRO-DPMNE-në opozitare kanë publikuar një fotografi ku thonë se është prokurorja publike, Katica Janeva, duke bë “luks” e shtrirë në masë mermeri në një spa-qendër. Këto media shkruajnë se Janeva po bën luks me rrogën prej 3.000 eurove që e merr si prokurore dhe për këtë arsye insiston të vazhdohet mandati i PSP-së, transmeton Gazeta Lajm.
“Me 3.000 euro rrogë mujore, Janeva mund t’i lejojë vetes gjithçka që dëshiron prandaj edhe kërkon vazhdim të mandatit, që të vazhdojë me luksin. Me 3.000 euro rrogë prej popullit dhe harxhime të paguara, Janeva në vend se të ta kryejë punën në mënyrë profesionale, të vetmen gjë që e bëri është që para mbarë opinionit zhvilloi hajkë politike kundër VMRO-DPMNE-së”, shkruajnë këto portale.