Kryetari i komunës së Gazi Babës Boban Stefkovski ka ndermarrë një hap njerëzor duke i dalë ndihmë të riut me emër Medijan, i cili ka një rrëfim të dhimbshëm jetësor.
“Sot e shikova në rrjetet sociale paralajmërimin e emisionit të nesërm “Zemra në Pëllëmbë” në Tv Alfa ku është përfshi storja për Medijanin, dhalosh i ri nga lagja Hipodrom.
Për fat të keq rrëfimi jetësor i Medijanit është i rëndë.
Dragica, gruaja e cila e ka marë nga shteti dhe e ka rritur ka nderruar jetë dhe ai sot jeton në kushte të rënda, pa rrymë dhe pa punë.
Menjëherë pas informimit, përmes bashkëpunëtorëve të mij në komunë realizova kontakt me një shok të Medijanit të ri dhe i ftova të vijnë në komunë të hënën në ora 12”, njoftoi Stefkovski.
Ai shtoi se do të ndermarrë obligim para së gjithash si njeri, e pastaj si kryetar komune ne Gazi Babë për t’i ndihmuar Medijanit të ketë kushte elementare për jetë.