Për shkak të dyshimeve për humbjet aktuale të Moskës në luftë, disa gazetarë rusë dhe vullnetarë anonimë po shfrytëzojnë raporte lajmesh, fotografi të gurëve të varreve dhe informacione të tjera të disponueshme publikisht për të llogaritur numrin e viktimave të Rusisë nga lufta në Ukrainë.
Mediazone është një media e pavarur ruse e lajmeve, në bashkëpunim me shërbimin në gjuhën ruse të BBC-së dhe një duzinë vullnetarë anonimë në Rusi, që e përpilon listën bazuar në informacione nga burime të tilla si artikuj gazetash, fotografi të varreve, postime të ushtarëve në zi për shokët e tyre, apo edhe raporte nga të afërmit që duan që të dashurit e tyre të përfshihen në bilancin e të atyre që kanë ndërruar jetë.
Lista tashmë tejkalon 10,000 emra, duke përfshirë më shumë se 400 rusë që u rekrutuan në shtator dhe tetor.
Vetëm në dy javët e fundit, sipas të dhënave të fundit të Mediazone, është dokumentuar humbja e 725 ushtarëve rusë./Lajmi i plotë.