Në pritje të bisedës telefonike dhe përgjigjes pozitive nga Zaevi, është komenti më i shpeshtë, por edhe titull në mediat greke lidhur me përgjigjen eventuale midis Maqedonisë dhe Greqisë. Gazetarët në Greqi, parashikojnë, duke iu referuar informacioneve të tyre, por edhe informacioneve të plasuara në mediat e Maqedonisë në periudhën e kaluar se biseda telefonike midis dy kryeministrave do të mund të ndodhë në ditët në vijim. Disa nga mediat komentojnë se në pyetje janë orë, të tjerë se janë në pyetje ditë që të mbyllet problemi shumëvjeçar midis Maqedonisë dhe Greqisë. Përdorimi i emrit, gjegjësisht erga omnes është pyetja kryesore në të cilën, sipas mediave greke, Athina pret përgjigje pozitive nga kryeministri Zaev. Lidhur me emrin, edhe krahas asaj që as pala e Maqedonisë dhe e Greqisë, publikisht dhe zyrtarisht nuk i hapin hartat nëse ekziston marrëveshje, mediat në Greqi, tashmë disa ditë pohojnë se është dakorduar “Republika e Maqedonisë Veriore”. Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, negociatat midis të dy vendeve, në ditët e kaluara janë temë e përplasjeve midis Qeverisë greke dhe partisë opozitare Demokracia e Re.
Data 27.03.2026
Aktuale
- Ali Ahmeti, zhvilloi takim me kryetarët e emëruar të degëve të BDI-së
- Borë në Kodrën e Diellit, komunikacioni zhvillohet pa pengesa
- Halil Snopçe tregon për raportet ASH-BDI në komunën e Gostivarit
- A i njeh miqtë e Taravarit në Akademinë e Shkencave të Beogradit? Përgjigjet Snopçe
- A më lehtë shkrirja e partisë në BDI apo rikonstruimi i ASH-së? Ja çfarë thotë Snopçe
- Saliu – Ademit: 22 vjet ishit në pushtet, pse nuk e ngritët zërin për shqipen?
- Snopçe: ASH u goditë nga të gjitha anët, Taravari edhe një mandat në krye të partisë
- Vetting: Tokë ‘falas’ dhe miliona mbi të?! KLSH zbulon skemën me shkelje në Borsh, përfshihet familja e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala

