Pala greke kërkon që marrëveshja për zgjidhjen e kontest të përmbaj njërin nga emrat e propozuar nga ndërmjetësuesi Nimic. Kështu raportojnë mediat greke në prag të raundit të ri të negociatave, ndërsa theksin e vendosin në atë se Athina ka refuzuar propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Ata po ashtu, kanë potencuar se edhe ky takim është i rëndësisë kyçe. Sipas tyre, takimi mes ministrave të Jashtëm dhe ndërmjetësuesit Nimic do të filloj me katër propozimet e para.
“Ky do të jetë takimi i parë i përfaqësuesve të dy vende pas të enjtes së kaluar dhe negociatat që i kanë zhvilluar në Sofje kryeminsitrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, pas kursit të shkurt dhe me siguri të palumtur që kishte emri “Maqedonia Ilinditase”, shkruan e përditshmja greke “Katimerini”.
Ndërkohë, në debatin e djeshëm të parlamentit grek ku është diskutuar për kontestin e emrit, opozita ka drejtuar kritika drejt Qeverisë greke duke thënë se “Republika Ilinditase e Maqedonsië” është simbol i irredentizmit. Lideri i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis, ka pyetur kryeministrin grek që të tregojë hapur nëse e pranon apo e hedh poshtë këtë propozim.
Kirjakos Micotakis
“Supozoj se kjo çështje është akoma në tavolinë. Supozoj se ndoshta për këtë kontakton me Pens dhe Merkelin. Përshtypja që e jepni është se është diçka për të cilin veç më jeni dakorduar dhe tani mendoni për atë”.
Por, kryeministri Cipras është përgjigjur se ata kanë deklaruar hapur se po negociojnë për katër emrat e propozuara nga Kombet e Bashkura, konkretisht pakon e propozimeve të Nimicit.
Aleksis Cipras
“Në deklaratat e mia para se të kthehem nga Sofja kam thënë se edhe përkrah përparimit, kemi akoma rrugë për të kaluar që të arrihet marrëveshja por edhe prioritet për ne është sigurimi i erga omens dhe rishikimi i Kushtetutës dhe siç e keni parë ka përparim në këtë drejtim”.
Cipras tha se Zaev është kryeministri i parë i Maqedonisë që ka pranuar kërkesën greke për erga omnes dhe rishikimin e Kushtetutës.
https://www.youtube.com/watch?v=PQGH0TGbK-w

