Mediat greke kanë shkruar për protestën e mbrëmshme në Shkup duke theksuar se protestuesit kanë djegur flamurin grek.
“Protestë e nacionalistëve në Shkup – e kanë djegur flamurin grek”, “Shkupjanët radikalë kërkojnë ndërprerje urgjente të negociatave në KB”, “Shkupi: radikalizëm i nacionalistëve – linjat e kuqe nga Zaevi” janë pjesë e titujve me të cilat gazetarët grekë e kanë publikuar lajmin për protestën në Shkup.
“Shumë protestues kanë pasur flamuj me diellin e Verginës, ndërsa disa prej tyre e kanë djegur flamurin grek. Mes pjesëmarrësve ishin edhe mitropolitë nga kisha përçarëse ortodokse e IRJM-së, të cilët iu drejtuan popullit”,- shkruan Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.
Në tekstin që e kanë ndërmarrë pothuaj të gjitha mediat greke, shkruan se në protestë morën pjesë rreth 5.000 persona, të cilët kërkuan të mos ketë kurrfarë ndryshimi të emrit kushtetues dhe kurrfarë ndryshimi të Kushtetues./Gazeta Express/