Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris gjatë vizitës në Shkup sërish e përdori emrin “Maqedoni”, duke emëruar vendin fqinj, komentojnë sot mediat greke.
Duke folur në gjuhën angleze para gazetarëve Butaris pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, propozoi takimi i ardhshëm i kryeministrave të Greqisë dhe “Maqedonisë” të mbahet në Selanik, theksojnë mediat greke.
Përkujtojnë se Butaris edhe gjatë vizitës së vitit të kaluar e ka përdorur emrin Maqedoni në një intervistë për një stacion televiziv.
Butaris dje qëndroi në Shkup në suaza të tentimeve për implementim të masave të besimit mes të dy vendeve dhe gjatë kësaj realizoi takim me kryeministrin Zoran Zaev, presidentin Gjorge Ivanov dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
Mediat greke sot mes të tjerash informojnë edhe për takimin e ndërmjetësuesit të KB-së në negociatat për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë Methju Nimic, i cili është caktuar për
më 11-të dhe 12-të dhjetor në Bruksel.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Pula apo veza? Zbulimi që ndryshon gjithçka për origjinën e jetës
- Incident Spitalin e Prilepit! Sherr mes dy grupeve, të shtëna me armë, policia arreston 13 persona
- (VIDEO) Mickoski: BDI po luan me kartën e nacionalizmit
- GJKKO lë në burg Ilir Metën, avokati Cakrani: Ne do të vijojmë betejën
- (VIDEO) Levica mohon se ka bashkëpunim me BDI-në
- Gjyqtarja Irena Gjoka kërkoi dorëheqjen nga çështja Meta, por kreu i GJKKO-së refuzon
- Qeveria me demant: LSDM përsëri përhap gënjeshtra, pagesa për 400 zjarrfikës është në proces
- U sulmua nga Rama, ILD vendos për Elsa Gjelin: Nuk konstatohen elementë që krijojnë dyshim për fillimin e hetimit disiplinor