Memedali Jusufi
Kulturë nën ndikimin e masmediave. E quajnë edhe kulturë e ndërmjetësimit për shkak të rolit ndërmjetësues të mediave në krijimin dhe transmetimin e vlerave kulturore. Zhvillimi i teknologjisë dhe teknikave mediatike të ndikimit mbi masat i formon pikëpamjet, sjelljet, shijet dhe qëndrimet e njerëzve dhe në atë mënyrë ndikon në krijimin e kulturës. Të gjitha format dhe drejtimet e kulturës janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Produktet e një kulture elitare mund të bëhen pjesë e një kulture masive. Masat dhe kulturat popullore janë gjithashtu të ndërlidhura. Ilustroni me çdo tre shembuj marrëdhëniet dhe bashkëveprimin midis formave të ndryshme të kulturës. Mediat masive i referohen teknologjive të përdorura si kanale për një grup të vogël njerëzish për të komunikuar me një numër më të madh njerëzish. Koncepti u trajtua për herë të parë gjatë Epokës Progresive të viteve 1920, si një përgjigje ndaj mundësive të reja për elitat për të arritur audiencë të madhe nëpërmjet masmedias së kohës: gazetave , radios dhe filmit. Në të vërtetë, tre format e masmedias tradicionale sot janë ende të njëjta: të shtypura (gazeta, libra, revista) , transmetime (televizion, radio ) dhe kinema (filma dhe dokumentarë). Masmediat janë format e transportit të komunikimit masiv, të cilat mund të përkufizohen si shpërndarja e mesazheve gjerësisht, me shpejtësi dhe në vazhdimësi tek audienca e madhe dhe e larmishme në një përpjekje për të ndikuar tek ata në një farë mënyre. Shprehja e kulturës masive në periudhën e industrializmit, është e ndërlidhur edhe me migrimin e njerëzve nga zonat rurale të fshatit në zonat urbane të qyteteve. Kur këta njerëz vijnë nga zonat fshatare, atëherë me veti tërheqin dhe mbartin po ashtu edhe elemente të asaj kulture tradicionale popullore. Kur ndodh ky migrim atëherë do të duhej të gjendet diç që do të qëndronte midis kulturës elitare (e cila përfshin një numër jo të madh njerëzish) dhe kulturës popullore. Atëherë vjen në pah kultura masive, e cila do t`i plotësojë dhe kënaq mentalitete nga më të ndryshme. Natyrisht, pas ardhjes së individit në zonën e qytetit, ai duhet doemos të inkuadrohet dhe të topitet në atë kulturë-qytetare, prandaj aty pikërisht qëndron magjia e kulturës masive, ku shundi dhe kiçi jepet si zëvendësim për mungesën intelektuale dhe arsimore. Me kalimin e kohës, njerëzit me këtë kulturë bëhen shumica në shoqëri. Dhe tani pakica e arsimuar tenton të jetë shumica e paarsimuar, për shkak të konformizmit, nga frika e përgjithshme e izolimit e cila natyrisht shkakton një formë të re të kulturës masive – një udhëzues për zbrazjen totale të qelizave të trurit. Antonjina Klostovska në një studim të saj “kultura masive” ka theksuar se kultura masive më së shpeshti identifikohet me kulturën vulgare dhe kulturën e nivelit më të ulët. Sipas saj e gjithë makineria reklamuese, shtypi i verdhë, editimi i librave të xhepit, moda, lojërat shpërblyese, telefonat celularë, restorante të Mekdonalldsit, muzika e turbo-folkut, rok e hip hop muzika, sajtet e internetit, lojërat olimpike, soap opera, pushimet, mitingjet përkrahëse politike, veturat, bestsellerët, romanet kriminalistikë, hitet në toplista, etj. indentifikohet edhe nga niveli më i ulët kulturor. Me zhvillimin dhe përparimin e dijes njerëzore dhe me lulëzimin dhe diversifikimin e mediave masive, literacia, nga thjesht aftësia për të shkruar e për të lexuar, mori një kuptim më të gjerë dhe më të larmishëm. Në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të termi literaci nisi të përdoret gjithnjë e më shumë edhe në korrelacion me mediat dhe informacionin, duke nënkuptuar atë që Sonia Livingstone e quan “aftësia për të aksesuar, analizuar, vlerësuar dhe krijuar mesazhe mediatike në kontekste të ndryshme”. Qysh në vitin 1982, UNESCO do të tërhiqte vëmendjen për domosdoshmërinë e kësaj literacie, veçanërisht për brezin e ri. “Ne duhet të përgatisim të rinjtë për jetesën në një botë plot imazhe, fjalë dhe tinguj të fuqishëm” . Eksplozioni i internetit, i gazetarisë online dhe i mediave të reja ka krijuar një ekosistem të dominuar nga info-obeziteti dhe së fundmi edhe nga infodemia. Në këtë terren fake news po gjejnë gjithnjë e më shumë hapësirë. Nga ana tjetër algoritmet e mediave sociale me kalimin e kohës po e izolojnë përdoruesin në information bubles dhe në echo chambers, të cilat po ia zvogëlojnë atij dritaren e zgjedhjeve për t’u informuar.Këta faktorë, dhe të tjerë të natyrave të ndryshme, kanë sjellë në rend të ditës si kurrë ndonjëherë më parë nevojën për literacinë e medias në mënyrë që përmes saj të zhvillohet tek njerëzit dhe sidomos tek brezi i ri të menduarit kritik në raport me median, aftësia për të dekonstruktuar mesazhin mediatik dhe për të lexuar përtej rreshtave të këtij mesazhi, njohuritë dhe shprehitë e duhura që kërkohen për të dalluar njëanshmërinë, keqinformimin, dezinformimin apo fake news, për të zbuluar atë që nuk është thënë apo që është nxjerrë nga konteksti, për të identifikuar reklamat e fshehura apo informacionin që vjen nga zyrat e PR, për të zhvilluar aftësitë krijuese në lëmin e medias dhe së fundmi për të reaguar dhe advokuar për ndryshim të sistemit mediatik.