Një person i moshësh 63 vjeçare nga Tetova ka humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e kaluara, me çka numrin e atyre që humbën betejën e ka çuar 90 persona, përcjell in7.
Gjithashtu sot janë regjistruar edhe 15 pacientë të rinj të infektuar.
“Nga 15 rastet e sotme të reja me Covid-19, që të gjithë janë në qytetarë që jetojnë në komunën e Tetovës”, ka thënë Dr. Zorica Zafiroska, specialiste për epidemiologji në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë.
Sipas informacionit nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit 13 persona janë rikuperuar.
Nga gjithsej 1470 të diagnostikuar me Covid-19, që nga fillimi i epidemisë, aktiv janë150 persona.
Ndërkaq sipas policisë së Tetovës, për shkak të mosrespektimit të dekretit të qeverisë për të parandaluar përhapjen e Covid-19, gjatë 24 orëve të kaluara, urdhrat e pagesës për kundërvajtje u janë përgatitur 70 personave në rajonin e Tetovës, pasi nuk posedonin maskë mbrojtëse. Gjatë kësaj periudhe, 55 persona në Tetovë kanë marrë vendim për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor./in7.tv/




