Sot, të kesh bankën tënde është sikur të zotërosh telefonin tënd të preferuar. Nuk është çështje nevoje, por thjesht zgjedhjeje. Nëse telefoni është shoku ynë i parë i komunikimit, atëherë banka është shoku ynë i parë financiar. Ajo nuk është vetëm një vend ku nevojat shprehen në numra, por edhe një vend ku ata numra fitojnë dimension financiar dhe mund t’i bëjnë ëndrrat tona realitet.
Prandaj, është e rëndësishme të zgjedhësh një bankë që i kupton të rinjtë dhe që krijon produkte si paketa UniQ, e krijuar sipas nevojave të tyre. UNIBanka ka përgatitur një promovim të ri për të rinjtë, ku çdo paketë UniQ e sapohapur fiton 1.000 denarë dhuratë. Me paketën UniQ, të rinjtë përfitojnë një kartë Mastercard® falas për të rinj, 0 denarë tarifë mujore për mirëmbajtjen e llogarisë, bankë dixhitale dhe celular falas, mundësi për mbingarkesë të lejuar deri në 15.000 denarë pa kosto të fshehura, si dhe abonim tremujor falas në Netflix. Gjithashtu, zbritje dhe promovime speciale pranë tregtarëve të përzgjedhur, gjë që e bën paketën vërtet unike dhe të favorshme.
Për të komunikuar më mirë me të rinjtë, UNIBanka ka kanale në TikTok dhe Spotify dhe është aktive në vendet ku janë edhe të rinjtë. Kështu, gjatë muajit mars, Banka mori pjesë në ditët e karrierës në Fakultetin Ekonomik në Shkup, ku, krahas mundësive të punësimit, prezantoi paketën UniQ, si dhe angazhimet për mbështetje të interesave të të rinjve. Për më tepër, paketa UniQ u prezantua edhe në Fashion Weekend Skopje powered by UNIBank, ku u njoftua promovimi aktual, dhurata prej 1.000 denarësh për çdo paketë të re për të rinjtë. Në kuadër të eventit u organizua edhe UNIBank Fin Talk, i cili u realizua në bashkëpunim me Luna Stefanova dhe dizajnerin e modës Gjorgji Petrushev, themelues i markës maqedonase Georgiya, ku u diskutua për nevojat e të rinjve dhe u theksua rëndësia e lirisë financiare.
Liria financiare nuk fillon me më shumë para, por me kontroll mbi ato që ke. Duke u fokusuar në rëndësinë e shkrim-leximit financiar dhe dixhitalizimit, UNIBanka i ndihmon të rinjtë të menaxhojnë më lehtë financat e tyre dhe të marrin vendime të zgjuara. Si Bankë besimi, UNIBanka është këtu për t’i mbështetur në çdo hap.
Kështu do të jetë edhe në të ardhmen! Tashmë në muajin prill, Banka do të organizojë një punëtori për të rinjtë në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Shkupit, dhe në të njëjtën kohë do të marrë pjesë edhe në ditët e karrierës në Universitetin Goce Dellçev të Shtipit dhe Universitetin Shtetëror të Tetovës.
UNIBanka beson se edukimi financiar i të rinjve është e vetmja rrugë drejt një jete cilësore dhe të plotë. Të rinjtë do të jenë në fokus edhe në të ardhmen dhe do të marrin mbështetje në procesin e pjekjes, rritjes dhe formimit të tyre si personalitete të përgjegjshëm, të motivuar dhe të pavarur.


