ProCredit Banka sot prezantoi zyrtarisht aplikacionin e ri mobil, me të cilin përmirëson më tej përvojën e përdoruesit dhe thjeshton shërbimet bankare për personat fizikë dhe juridikë. Bëhet fjalë për një zgjidhje moderne digjitale që i afron shërbimet me klientët ekzistues dhe të rinj, pa e humbur rëndësinë e qasjes dhe mbështetjes njerëzore, e gjitha e përfshirë në kuadër të fushatës “Aty ku je”.
Fushata e ka marrë emrin nga kënga evergreen e Risto Samargjievs, përmes së cilës ProCredit Banka pasqyron afërsinë, veçantinë dhe qasjen njerëzore që vijnë në formën e shërbimeve përmes zgjidhjes së re digjitale. Aplikacioni i ri mobil synon të ndryshojë perceptimin se proceset bankare janë të ngadalta dhe të arritshme vetëm në mënyrën tradicionale. Me ProKredit dhe vizionin e tyre, bankingu digjital është gjithnjë e më i arritshëm, dhe dëshmi e kësaj është zgjidhja e re në formën e aplikacionit mobil. Aplikacioni është krijuar për të rrëzuar kufizimet e bankingut tradicional, duke u ofruar përdoruesve lirinë t’i menaxhojnë financat e tyre shpejt, në mënyrë të sigurt dhe në çdo kohë, përmes një qasjeje të lehtë dhe të thjeshtë te shërbimet e bankës.
Stevçe Kuzmanovski, anëtar i Bordit Drejtues në ProCredit Banka
“Përgjatë viteve kemi mësuar një gjë të thjeshtë – klientët nuk duan komplikime, por shërbime që janë të lehta dhe të arritshme. Ata nuk duan të presin dhe të përshtaten me bankën, por banka të përshtatet me jetën e tyre – të kenë më shumë kohë për jetë, e më pak kohë për në bankë.
Të udhëhequr nga nevojat e klientëve dhe vizioni ynë, arritëm te aplikacioni i ri mobil si përgjigje ndaj situatave reale, kur nuk keni kohë dhe dëshironi t’i kryeni punët menjëherë, aty ku jeni. Sot, llogaria hapet pa degë banke, karta merret menjëherë, dhe transfertat realizohen për sekonda.
Thelbi nuk është vetëm te funksionalitetet, por te liria që fiton klienti – të menaxhojë financat e tij kur do dhe ku ndodhet. Prandaj, me këtë aplikacion shënojmë fillimin e qasjes edhe më të lehtë te shërbimet bankare përmes fushatës ‘Aty ku je’.” – deklaroi Stevçe Kuzmanovski, anëtar i Bordit Drejtues në ProCredit Banka.
Para mediave u prezantuan funksionalitetet kryesore të aplikacionit, të dizajnuara për përdorim të përditshëm. Ndër to janë identifikimi i shpejtë dhe i sigurt (me PIN, FaceID ose gjurmë gishti), karta e menjëhershme e disponueshme dhe transfertat e shpejta me Send to Friend. Aplikacioni mundëson gjithashtu menaxhim të thjeshtë të kursimeve dhe valutave, si dhe kontroll të sigurt të profilit dhe kartave direkt përmes telefonit mobil.
Marina Gjurgjovska Axhiovska, Drejtore e Sektorit për Persona Fizikë në ProCredit Banka
“Kur po zhvillonim aplikacionin, kishim një synim të qartë – klienti të mos mendojë se si ta përdorë, thjesht ta kryejë punën e tij. Prandaj u fokusuam në më pak hapa, pasqyrë të qartë dhe ndjesinë se gjithçka që ju nevojitet është në një vend.
Sot, me një aplikacion mund të ndiqni të gjitha llogaritë tuaja, të menaxhoni kartat, të bëni pagesa ose të hapni kursim – pa shkuar në bankë dhe pa aplikacione shtesë. Gjithçka është vendosur logjikisht, për të funksionuar shpejt dhe pa komplikime të panevojshme. Për ne, zgjidhja e mirë digjitale është ajo që ju kursen kohë dhe ju jep siguri se mund t’i kryeni punët kur ju përshtatet, pa ndërprerje në jetën tuaj të përditshme.” – deklaroi Marina Gjurgjovska Axhiovska, drejtore e sektorit për persona fizikë në ProCredit Banka.
Modeli hibrid i ProCredit Banka tregon se zgjidhjet digjitale dhe qasja njerëzore mund të plotësohen pa të meta. Fushata “Aty ku je” vazhdon në disa faza – me përmbajtje edukative, bashkëpunime me kreatorë dhe oferta të përshtatura për klientët, me qëllim që inovacionet t’u afrohen publikut të gjerë.
Lidhja: Aplikacioni i ri mobil i ProCredit Banka – Aty ku je
Për më shumë informacione dhe për shkarkimin e aplikacionit të ri, vizitoni faqen zyrtare të ProKredit Banka, dhe për të gjitha risitë ndiqni profilet e bankës në Facebook, Instagram dhe LinkedIn.






