Shteti do të paguaj për humbjen e jetës së njerëzve nëse kursen në financimin e shoqatave për mbrojtje nga HIV, porositën 14 organizata qytetare që janë pjesë e platformës për mbrojtje nga HIV para Ministrisë së Shëndetësisë. Tre muajt e kaluar të punësuarit në këto organizata kanë punuar pa kompensim dhe shpenzimet i kanë mbuluar vetë.
“Shteti vendos në rrezik mbylljen e kapaciteteve të vendosura për kontrollin e infeksionit nga HIV dhe e cenon shëndetin e më së paku 10 përdorueseve të drejtpërdrejtë të këtyre shërbimeve nga komunitetet e margjinalizuara. Në vend të mjeteve të parapara në vlerë prej 46.5 milionë denarëve në programin për mbrojtjen e popullsisë nga HIV të destinuara për shërbimet për parandalim, që zbatohet në 12 qytete, ministria dje publikoi thirrje publike për shoqatat në vlerë prej 19 milionë denarëve”, tha Andrej Senih nga “Së bashku më të fortë”.
Shërbimet institucionale dhe të terrenit të shoqatave për mbrojtje nga HIV kanë qenë në dispozicion edhe gjatë gjithë pandemisë. Theksojnë se kanë qenë lidhja e vetme për të realizuar të drejtën themelore njerëzor për shërbime shëndetësore.
“Të drejtat e tyre shkelen çdo ditë në më shumë baza. Por, është e papranueshme që tu shkurtohet e drejta e shëndetit. Në dy vitet e kaluara të pandemisë përderisa administrata shtetërore “punonte” nga shtëpia, personat që punonin në zbatimin e programeve për parandalimin e HIV në përputhje me masat dhe rekomandimet menjëherë u riorganizuan me protokolle adekuate dhe asnjë ditë nuk e ndalën apo nuk ulën shërbimet për shfrytëzuesit final”, deklaron Hajdi Shterjova Simonoviq nga “Hobs”.