Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, përmes ueb aplikacionit www.dijaspora.sec.mk deri më sot në orën 12:00 janë paraqitur 1.459 qytetarë për të votuar në përfaqësitë diplomatike-konsullare të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit për referendumin që vijon. Më i madh është interesi për votim të mërgimtarëve nga Maqedonia në Bernë dhe në Lubjanë.
Prej tyre, siç kumtoi sot KSHZ, 1.431 paraqitje janë pranuar, 27 janë refuzuar, ndërkaq një është në përpunim.
Numër më të madh paraqitjesh janë parashtruar për votim në Bernë – 160, në Lubjanë – 105, Në Londër – 93 dhe në Toronto – 88.
Numër më i vogël i paraqitjeve janë për votim në Athinë, Kiev, Nju-Delhi, Podgoricë, Prishtinë dhe Tiranë- nga një paraqitje.
Nga KSHZ informojnë se plotësisht do të dalin me informata për të dhënat nga kontrolli publik në listëpn zgjedhore.
Data 26.03.2026
Aktuale
- Në disa zona rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot! Ja sa do jenë temperaturat
- Katër shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para gjykatës
- Partitë politike mirëpresin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e presidentit
- Talenti nga Kërçova, Endrit Asani debuton me Shqipërinë U19
- EDS lanson fushatën e re promovuese: Stabilitet me çmim fiks dhe vlerë të shtuar për bizneset
- Agim Islami: 18 pranvera në burg padrejtësisht
- Regjistrohet edhe një tërmet në Maqedoni
- Rregullat e reja për zgjedhjen e presidentit: Çfarë do të thotë vendimi i Kushtetueses?

