“Dëgjova dikë prej sulmuesve si tha:” Larguam Selën , kemi mbaruar punë më Selën tani e keni ju radhën”..- u shpreh kryetari i kuvendit Talat Xhaferi para gjykatës duke dëshmuar për sulmin mbi deputetin dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela më 27 prill.
„Na sulmonin me gjithçka që u ka ra në dorë”- shpjegonte Xhaferi. Ai tregoi se gjatë dhënies se deklaratës për mediat tek salla e mediave pas emërimit e tij si kryetar i Kuvendit në monitor ka përcjelle transmetim direkt nga protesta para Kuvendit. Në një moment qytetarët kanë hyrë në Kuvend. Sigurimi ka tentuar ta mbajë derën por për shkak të presion të madh s’kanë mundur më ta mbajnë derën. Një grup ka hyrë nga ballkoni. Pastaj janë lëshuar dyert dhe diku para orës 19 ka hyrë turma. Menjëherë kanë filluar t’i sulmojnë fizikisht . Deputetët kanë bërë një kordon.
“Para meje ishte Zoran Zaev, Kiracovski, Mançevski dhe të tjerë. Sela qëndronte afër meje për një kohë. Gjithçka që kishte gjësende shfrytëzoheshin për të na hedhur në trup. Pasi hynë ata e pash se na kishin të gjithëve cak” , dëshmonte Xhaferi.
Mes grupit të parë që kanë hyrë në sallën e mediave kanë qenë disa me maskë fantomi. Ata qenkan udhëzuesit e turmës. Xhaferi supozonte se kamerat duhet të kenë qenë në funksion pasi kështu është e rregulluar. Kamerat kanë qenë të vendosura në vend dhe gjithë incizimet i janë dhënë prokurorisë, pohonte Xhaferi.
“Kishte thirrje do ju vrasim të gjithëve, nuk do të dilni prej këtu. E keni tradhtuar shtetin. Zaevit, Spasovskit, Selës e Shekerinskës u bërtisnin. Atëherë filloi sharja individuale. Derisa e kisha afër Selën i thoja se nuk duhej të lëvizë. Por, sigurisht në momentin kur kam folur në telefon është larguar, kur u ktheva nuk e pash Selën afër vetes. Në sallë nuk e kam parë më sepse ishte tollovi, po hidheshin gjësende. Kjo vazhdoi deri më shumë se një orë e gjysmë derisa hyri policia. Mendoj se kaloi afro një orë e gjysmë sa nuk e kisha parë Selën pasi u zhduk nga afërsia ime. Dikush prej sulmuesve dëgjova të thotë se e larguam Selën dhe thanë kemi mbaruar punë më Selën tani e keni ju radhën. Atëherë e kuptova seriozitetin e gjendjes së tij. Thanë se do të na detyrojnë të nënshkruajmë deklaratë se nuk vlen ajo që kishte ndodhur në sallë për emërimin. Prej atij momenti më nuk e kam parë Selën pasi neve na evakuuan tek zyra e Gjorçevit” ka thënë Xhaferi
Ai shtoi se pastaj atje paska ardhur Todorovi dhe i ka kërkuar Selën dhe Shekerinskën pasi ishin më të lënduarit. Më vonë u paskan lajmëruar se të dytë janë dërguar në klinikë. Pastaj i paskan evakuuar me ekipe të policisë në kazermë , por ai ka shkuar tek Sela në spital.
“E pashë se ka lëndime të rënda dhe se po luftonte për jetë” ka shtuar Xhaferi gjatë dhënies së dëshmisë së tij në gjykatën penale.