Policia ka arrestuar një 30-vjeçar nga Vora, Adriatik Cena, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së dy vëllezërve, Erjon dhe Blerim Allmeta, në tetor të vitit 2023. Akuzat ndaj Cenas përfshijnë “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve dhe municionit”, “Kanosjen” dhe “Prishjen e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim me 28-vjeçarin Luan Lame.
Sipas hetimeve, dyshimet janë se shkaku i konfliktit ka qenë për motive të dobëta, dhe pas këtij incidenti, një tjetër ngjarje e ngjashme kishte ndodhur në shtator të vitit 2021, kur sherri mes tyre u përshkallëzua në përdorimin e armëve të zjarrit, duke plagosur një 21-vjeçar, me inicialet R.S.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Over”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Kapet dhe ndalohet një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.
30-vjeçari me precedent të mëparshëm penale në krimet kundër jetës/armëmbajtjes pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore dhe pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan në kuadër të operacionit policor “Over” shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:
A. C., 30 vjeç, banues në Vorë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin L. L., në tetor të 2023, në Domje, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 2 shtetasve(vëllezër).
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme