Megjithatë, gazeta konsideron se kjo luftë ka humbur 25 vite më parë, kurse fakti i parehatshëm është se vendi është njohur me emrin kushtetues nga shumë shtete në botë.
Madje edhe vetë Greqia e përdor një term ku përfshihet “Maqedonia”, sipas marrëveshjes së përkohshme të shkurtesës IRJM, kur vendi u pranua në OKB.
Mirëpo, gazeta thekson se Greqia duhet të bëjë çmos që të ulë sa më shumë dëmin e shkaktuar, dhe kjo mund të bëhet përmes shtimit të një “Veriore”, apo “e Re” në emrin Maqedonia.
“Sot, për herë të parë pas një çerek shekulli, ka gjasa reale që të ndryshohet emri i shtetit. Përfundimi ende është i pasigurt. Shtesat Veriore ose e Re janë solucione më pak negative, por çështja kryesore që është në lojë është se nën cilin emër FYROM do të njihet ndërkombëtarisht. Në këtë pikëpamje, përpjekjet greke që të arrihet marrëveshje do të kenë efekt të kundërt nëse përfshihet një emër sllav”, analizon gazeta.
Çështja kyçe, sipas gazetës, është se si do të njihet IRJM-ja ndërkombëtarisht, kurse tentimi për një formulim sllavisht të emrit, do të kishte efektin e kundërt, prandaj gazeta propozon që emri të jetë në anglisht, sepse kushdo, do ta thirrte vetëm si Maqedonia.
Si shembuj të mirë, gazeta përmend Zenlandën e Re, apo Korenë e Veriut.

