Me maska të zeza dhe kallashnikovë, publikohen foto nga bastisja e Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë

Me maska të zeza dhe kallashnikovë, publikohen foto nga bastisja e Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë

Janë publikuar fotot e para nga aksioni që po kryhet këtë mëngjes nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë.



Siç shihet në pamje, policët e maskuar me maska të zeza dhe kallashnikovë kanë rrethuar dikasterin dhe po kryejnë bastisje. Lajmi për bastisjen e ministrisë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, tha Kelani.