Në Tetovë, komuna më e madhe në Pollog, ku të drejtën e votës e kanë 83.093 persona, votimi ka nisur saktë në ora 7 në 117 vendvotimet. Për momentin është duke rrjedhur në një atmosferë të qetë dhe demokratike, transmeton Almakos.
Edhe në komunat tjera të Pollogut votimi po realizohet qetësisht.
Në rajonin e Tetovës-Gostivarit ku të drejt vote kanë 294.700 votues votohet në 9 komuna.
Pas Tetovës, numri më i madh i votuesve është shënuar në Komunën e Gostivarit, gjithsejtë 79.160 qytetar. Votimi zbatohet në 121 vendvotime.
Në Komunën Mavrovë-Rostushe ka më pak votues, gjithsejtë 9.672 të cilët kanë mundësi të votojnë në 39 vendvotime./Almakos/