Dje në ora 11:30 në SPB Shkup është raportuar se në shtegun për këmbësorë që kalon përgjatë rrugës “Zhil Verne” në Shkup, një kareocë kali e drejtuar nga një person i panjohur, i cili është larguar nga vendi i aksidentit, ka goditur këmbësorin L.A.(75). nga Shkupi.
Në aksident lëndime të rënda ka pësuar L.A., të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”.
Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SVR Shkup.