Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Kodrën e Diellit, tre gradë, ndërsa në 24 orët e fundit më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë, 17 litra për metër katror.
Siç informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, deri në orën 08:30 janë matur 5 gradë në Llazaropolë, 8 në Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, 9 në Ohër dhe Berovë, 10 në Kriva Pallankë dhe Pretor, 11 në Vinicë dhe Prilep, 12 në Shkup-Zajçev Rid, Manastir, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip, 13 gradë në Shkup – Petrovec, Strumicë, Veles, Kavadar dhe Demir Kapi, si dhe 14 gradë në Gjevgjeli.
Deri në orën 8 kanë rënë 15 l/m2 në Pretor, 12 në Shkup – Petrovec, 10 në Kumanovë, 9 në Kodrën e Diellit, 8 në Tetovë, 7 në Vinicë, 5 në Berovë, 4 në Manastir dhe Gjevgjeli, 3 në Shkup – Zajçev Rid, si dhe një në Veles, Ohër, Krushevë dhe Strumicë.