Ndotjen e lartë në vend e kanë shkaktuar tonelata karburant i rrezikshëm që në mënyrë të rrejshme është treguar si naftë. Atë e kanë përdorur edhe institucionet shtetërore. Bëher fjalë për shtatë spitale, NQP Shkup, Ministria e Mbrojtjes dhe Hekurudhat e Maqedonisë. Problemi qëndron te dogana. Storja televizive e redaksisë së Laboratorit të Gazetarisë Hulumtuese zbulon se kompania “Eurotim” nga Kërçova, ka furnizuar institucione me mazut, që në fakt ka qenë vaj i djegur që ndot ajrin.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përgjegjësinë e adresoi te drejtori i shkarkuar i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski. Sipas Bekteshit, inspektorati për dy vite ka bërë vetëm një inspektim të cilësisë së karburantit.
“Unë nuk do doja të përdor fjalën që në atë hulumtim drejtori, gënjeu, por ka thënë shumë të pavërteta duke pasur parasysh se pikërisht ky laborator i lëvizshëm ka mund të përdoret për të bërë kontrolle të tilla, dhe ai kurrë nuk iu drejtua Ministrisë së Ekonomisë, as në Byronë e Meteorologjisë, e aq që e informoi Qeverinë nëse kishte informacione të tilla. Ne si Ministri e Ekonomisë nuk kemi pasur informacione të tilla- deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë
Alsat pyeti Drejtorinë e Doganave pse është ndryshuar deklarata, dhe vaji i mbetur, i cili nuk guxon të digjet në BE, te ne në mënyrë misterioze ka marrë numër tjetër tarifor sikur të ishte mazut, i cili është legal edhe për import dhe për djegie?
Drejtoria e Doganave
„Vajrat minerale janë kategorizuar në kategori të ndryshme sipas nivelit të distilimit, edhe atë si vajra të lehta, vajra mesatarë, dhe vajra të rëndë dhe vajra për ngrohje. Në nomenklaturën doganore dhe në tarifën doganore nuk ka kategori ose numër tarifor për vajra të rrezikshëm ose vajrat jo të rrezikshëm… ”
Në ndërkohë, kompania Eurotim vazhdon të furnizojë me karburant të rrezikshëm. Sipas hulumtimit gazetaresk, atë e përdor kompania e Velesit, “BRAKO”, në të cilën si bashkëpronar paraqitet edhe ish zëvendëskryeministri Koço Angjushev, dhe ish kompbinati FENI, dhe tani Industria EURONIKEL në Kavadar. Ndryshe, dimrin dhe vjeshtën e kaluar qyteti më i ndotur në vend ishte Kavadari./Alsat-m
Igor Stefanovski