Festivali i rrushit, është eveniment tradicional i cili shënon majën e sezonit të vjeljes së rrushit në fshatin Bojanë.
Plantazhet e rrushit të Bojanës, datojnë që nga viti 1968, e cila me iniciativ të të disa figurave të vecuara të fshatit, arritën që një pjesë jo fort të zhvilluar bujqësore në të cilën deri aso kohe mbjelleshte pamuk, e shëndruan në një zone mjaftë të zhvilluar bujqësore duke mbjellë fidanet e para të hordhive të rrushit.
Megjithate, një kulturë kaq e bukur bujqësore siç është rrushi, gjatë gjithë kësaj periudhe nuk arriti të promovohet e të insitutcionalizohet as nga bujqit as edhe nga instiutucionet lokale, ashtu edhe ata qendrore.
Andaj, ideja jonë tanimë 5 bjeçare mbështetur tradicionalisht nga Komuna e Sarajit ka pikërisht këtë qëllim, të promovoj rrushin e Bojanës si prodhim vendorë, Komunën e Sarajit si tokë e begatë për kultivimin e kulturave të ndryshme, si dhe afirmimin e bujqësisë si profesion i të ardhmes për shumë vendas të këtyre trojeve.
Përmes këtij organizimi, duam të animojmë një pjesë të madhe të bujqëve dhe prodhuesve të rrushit, ministrinë e Bujqësisë, Komunën si nikoqire, OJQ-të e ndryshme, qytetarët e Komunës Saraj, Ambasadat e ndryshme dhe organizatat e rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në vend, me qëllim ruajtjen e autenticitetit të Rrushit të Bojanës dhe promovimin e tij sa më larg.
Planifikojmë eveniment të madh 1 ditorë me, në lokacion të caktuar në fshatin Bojanë do të vendosen tezga për promovimin e rrushit, ku do të eksponohem prodhimet sezonale te rrushit dhe jo vetëm.
Mysafirët e ftuar do të kenë mundësinë të degustojnë secilin eksponat të rrushit duke e vleresuar vec e vec rrushin e secilit prodhimtare dhe duke vecuar me te miret e ketij sezoni.
Folklori është pjesë e pandashme tash e 5 edicione, ashtu edhe këtë herë do të sjellim këngën dhe vallet burimore, rapsodë dhe artist ane e mbanë rajonit.
Ky festival sivjet pritet të mbahet me 22 tetor.
https://www.facebook.com/events/2990349451293242/?ti=ls