Sot pritet të zhvillohet seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë.
GJKKO do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo jo.
Kjo është seanca e nëntë që po zhvillohet për këtë çështje pasi janë shtyrë nga taktikat e kryebashkiakut dhe avokatëve të tij.
Veliaj i cili deri dje pretendonte se mbahej në burg pa akuzë ndërkohë që tashmë ka akuzë, ka dokumente, prova, fakte të çuara në gjykatë me një dosje rreth 60 mijë faqe dhe Erion Veliaj nuk shkon të përballet, por i ikën përballjes me drejtësinë.
Mbi të rëndojnë 13 akuza, nga të cilat 9 për korrupsion, 1 shpërdorim detyre, 1 për pastrim të produkteve të veprës penale, 1 për fshehje të pasurisë, 1 për futjen e sendeve të ndaluara në qeli.
Në një njoftim zyrtar SPAK theksoi se deri më tani janë shtyrë 8 seanca gjyqësore për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre, duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak brenda afateve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale.
Sa i takon pretendimeve të Erion Veliaj, për njohjen me aktet e procedimit penal SPAK nënvizoi se, prokurorët kanë njoftuar brenda afatit të parashikuar nga neni 324 i Kodit të Procedurës Penale mbi përfundimin e hetimeve paraprake./ CNA


